• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cassano: I kërkoj falje nënës së Vierit

18/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Cassano, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh herë kontroverse, ka tentuar të sheshojë polemikat e shkaktuara nga fjalët e tij të fundit për Christian Vierin. Disa ditë më parë, Cassano kishte deklaruar: “Tani nuk të ndjek as nëna jote”.

Një frazë që e kishte zemëruar thellësisht ish-sulmuesin e Juventusit, Lazios, Interit dhe Milanit, duke e detyruar atë të përgjigjej ashpër: “Mos guxo të përmendësh nënën time! Mëso të flasësh. Kush flet për familjen dhe prindërit e të tjerëve nuk vlen asgjë! Turp të kesh!”

Përballë kritikave të shumta, Cassano ka vendosur të kërkojë falje, megjithatë me një ton që nuk i ka kursyer as thumbimet e tij: 

“Nëse ndihen të ofenduar babai, Bobo, Max dhe Veronica, vëllai e motra, dhe sidomos nëna, kërkoj falje. Nëse ndihen të ofenduar, po e përsëris, kërkoj falje. Rrallëherë kam kërkuar falje, por ndaj tyre kërkoj falje, sepse kam respekt dhe vlerësim të madh për ta. Ishte thjesht një mënyrë të shprehuri, kam respekt për familjen e tij”.

Megjithatë, përkundër kërkim-faljeve ndaj familjes, Cassano ka hedhur një tjetër thumbim ndaj Vierit, duke treguar se mosmarrëveshjet personale mes tyre mbeten ende të forta. Gjatë një interviste në “Viva El Futbol”, ish-futbollisti nga Bari shtoi: “Tani që ishte në ‘botën e të vdekurve’ donte pak famë, ia dhashë për dy ose tri ditë. E bëra të merrte një ‘Tapiro’, tani të kthehet në anonimitet”.

Këto fjalë duket se theksojnë më tej tensionin mes dy ish-miqve, të cilët më parë kishin pasur mosmarrëveshje edhe gjatë bashkëpunimit të tyre në “BoboTV”, që përfundoi me prishje të marrëdhënieve.

Nuk është hera e parë që Cassano përfshihet në polemika për komentet e tij të ashpra, por kjo ngjarje, që përfshin edhe referenca ndaj familjes së Vierit, ka shkaktuar reagim të veçantë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhënien tashmë të prishur mes tyre.

Next Post

Inzagi projekton Asllanin titullar, por e shqetëson reagimi i “San Siro”-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.