• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cassano: Interi të luajë me të rinjtë ndaj Milanit, “Rossonerët” s’kanë asnjë shans

16/05/2023
in Futboll Bota, Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Cassano ka thënë se Interi do të duhej të luante me ekipin e të rinjëve për të humbur ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë zhgënjyen në ndeshjen e parë të derbit të tyre gjysmëfinal evropian, duke pësuar një humbje të dhimbshme 2-0 ndaj “Nerazzurrëve”.. Mungesa e Rafael Leaos dhe lëndimi i hershëm i Ismael Bennacer e la Stefano Piolin pa opsionet e duhura në fushë, duke lejuar Interin të bëjë një hap të rëndësishëm përpara drejt finales.

Fituesi duelit mes Interit dhe Milanit do të përballet me fituesin e sfidës mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në finalen e Stambollit muajin e ardhshëm, një përballje tepër e vështirë për secilën prej ekipeve të Serisë A.

Duke folur në “BoboTV”, Cassano sugjeroi që Milani nuk ka pothuajse asnjë shans për të mposhtur Interin dhe për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Interi duhet të luajë me ekipin e të rinjve, për t’u eliminuar. Dhe ekziston rreziku që edhe atëherë Milani të mos mund t’i mundë. Me Leaon apo pa, ndryshon pak, Milani është inferior ndaj Interit. Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel.”, ka thënë Cassano.

“Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që Interi të rliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjes së muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë.”, tha në fund ai.

Next Post

Konfirmohen dy largime nga “Djajtë e Kuq”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.