Thursday, 28. May 2026
Sport

Castro befason Atalantën, Bologna në çerekfinale

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Bologna mposht Atalantën 0-1 në çerekfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe fluturon në aktin e parafundit të kompeticionit, ku do të takohet me njërën mes Juventusit dhe Empolit.

Emilianët vuajtën për një kohë të gjatë nga cilësia e lojës së vendasve, por nuk hoqën dorë nga sulmi dhe presioni ndaj kundërshtarëve, duke u shpërblyer dhjetë minuta nga fundi.

Goli vendimtar u shënua nga Kastro, sapo erdhi nga pankina, duke përfituar nga një goditje dënimi të Lykogiannis. Për kuqeblutë është një rikthim në gjysmëfinale 26 vjet pas herës së fundit.

Teilen: