• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çavi nis me operacionin “fshesa”, vetëm 11 të mbijetuar te Barcelona

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit e gjysmë pas ardhjes së Ksavi Hernandezit në krye të stolit të Barcelonës, ka pasur një valle të pafund emrash në skuadrën e parë. Me tri dritare transferimi (dy merkato dimërore dhe një verore) tashmë të kompletuara dhe të katërtën prej tyre që pritet të nisë shumë shpejt, në dhomat e zhveshjes së Barcelonës parashikohet të ndodhin të tjera ndryshime, që do të thotë se numri i të mbijetuarve që nga dita e parë e punës së tij do të reduktohet edhe më.

barcelona

Që kur trajneri nga Egaria mori drejtimin e skuadrës nga Ronald Kuman si teknik i Barçës në nëntor të vitit 2021, ai ka drejtuar 44 futbollistë në ekipin e parë – plus shumë futbollistë të tjerë ndihmës.

Nga të gjithë ata lojtarë që ishin pjesë e javës së parë të stërvitjes, vetëm njëmbëdhjetë lojtarë kanë mbetur në skuadër: Ter Shtegen, Serxhi Roberto, Arauho, Erik Garsia, De Jong, Pedri, Gavi, Ansu Fati, Dembele, Injaki Penja dhe Busket, me këta dy të fundit të federuar me Barça Atletik.

Skuadra u përforcua në merkaton e dimrit 2022 me katër lojtarë: Dani Alvesh, Ferran Torres, Adama Traore dhe Obamejang. Nga këta ka mbetur vetëm sulmuesi i kombëtares spanjolle.

Në verën e vitit 2022 pati edhe më shumë lëvizje në skuadër, me Ksavin që kishte komandën e plotë të transferimeve. Sa u përket largimeve, kanë ikur 22 lojtarë.

Këtu është lista e plotë: Neto, Dest, Dani Alvesh, Bejerin, Pike, Lengle, Mingeza, Umtiti, Zhordi Alba, Buskets, Niko, Pjaniç, Riki Puxh, Kutinjo, Kojado, Abde, Adama, Demir, Depai, Obamejang, Brethuejt, Luk de Jong dhe Jutgla. Mes tyre ka edhe disa të huazuar, por të vetmit me mundësi rikthimi janë Niko dhe Abde.

655465

E ARDHMJA E PASIGURT – Siç thamë, janë njëmbëdhjetë lojtarë nga lista e të mbijetuarve që nga fillimi i Ksavit si trajner i Barçës, ose një e katërta e numrit total të lojtarëve të stërvitur prej tij në këta muaj.

Por edhe prej tyre jo të gjithë e kanë të siguruar vazhdimësinë për sezonin e ri. Situata financiare që po kalon entiteti “blaugrana” vazhdon të jetë delikate dhe klubi duhet të bëjë disa largime.

Dy prej tyre mund të përgatisin valixhet që në verë dhe ata janë Erik Garsia dhe Ansu Fati, teksa përmendet dhe emri i Osman Dembelesë, ndonëse Ksavi e cilëson të pashitshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zbulohet arsyeja e vonesës së transferimit të Xhakës te Bayer Leverkuseni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.