“Roshn Saudi League” nuk konsiderohet si një kërcënim nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.
Në kampionatin arab kanë zbarkuar talente të shumtë me kontrata shumë joshëse por Ceferin bën paralelizim me ligën kineze të par pak viteve.
“Nuk e shoh si kërcënim pasi të njëjtën politikë ndoqi edhe Kina.
Ata morën lojtarë në fund të karrierës së tyre duke u ofruar shumë para por futbolli kinez në vetvete nuk u zhvillua duke mos u kualifikuar dot në Kupën e Botës.
Nuk është mënyra e duhur për ti bërë gjërat. Duhet punuar me lojtarët dhe me trajnerët vendas por ky nuk është problem im. Superliga kineze i ndali investimet në momentin kur shteti vendosi taksë për trasferimet në 2017.
Ndërkohë që Arabia saudite ka një plan me atafgjatë për investimet dhe për zhvillimin e rinisë”, tha Ceferin për të përditshmen franceze L’Equipe.
Në fund Ceferin u përgjigj edhe për temën ku një klub arab do t’i bashkohet Champions League-s.
“Vetëm klubet në Europe mund të luajnë në Champions, Europa League dhe Conference League”, siguroi kreu i UEFA-s.