Monday, 13. April 2026
Sport

Çeferin largohet nga UEFA në vitin 2027

GS 08/02/2024 1 Min. Lesezeit

UEFA, do të ketë një president të ri në vitin 2027 pasi Aleksander Çeferin ka vendosur të largohet nga posti i tij në organin drejtues të futbollit evropian kur edhe i përfundon mandati i tretë.

Në kongresin e diskutueshëm të UEFA-s, që po mbahet në Paris, Çeferinit iu dha mundësia për të qëndruar në krye të këtij organi deri në vitin 2031, që do të ishte mandati i tij i katërt.

Megjithatë, menjëherë pas marrjes së dritës jeshile për të mbetur në pushtet, Çeferin zbuloi se ai synon të largohet nga posti i tij pas tre vjetësh. “Kam vendosur rreth gjashtë muaj se nuk do të kandidoj në vitin 2027”, tha Çeferin.

Slloveni 56-vjeçar është në krye të UEFA-s prej vitit 2016 kur në këtë post zëvendësoi francezin Michel Platini.

Teilen: