Monday, 13. April 2026
Sport

Çeferin s’do të kandidojë për president të UEFA-s në vitin 2027

GS 08/02/2024 1 Min. Lesezeit

Çeferin s’do të kandidojë për president të UEFA-s në vitin 2027 edhe pse prej sot ia lejon statuti deri më 2031!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka njoftuar se nuk do të kandidojë për president të UEFA-s në zgjedhjet e vitit 2027.

Ndërkohë, sot përkundër reagimeve, pakënaqësive dhe dorëheqjeve si ajo e Zvonimit Bobanit, Kongresi i UEFA-s i ka bërë ndryshimet statutore, sipas të cilave, sllovenit i mundësohet ta mbajë postin e presidentit deri në vitin 2031.

SIdoqoftë, Çeferin ka njoftuar se do të jetë numri 1 i shtëpisë së futbollit evropian vetëm edhe 4 vjet prej tash.

Teilen: