• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen Serbi – Shqipëri

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e zhvilluar më 7 qershor në Tiranë, përfundoi pa asnjë incident serioz. Shqipëria dhe Serbia luajtën baras 0:0.

Ndeshja kthyese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor. Federata e Futbolli e Serbisë ndeshjen ndaj Shqipërisë vendosi ta organizojë në stadiumin e Cërvena Zvezdës “Rajko Mitiq” të Beogradit. Kapaciteti i stadiumit ish-Marakana është 51 mijë e 755 ulëse. 

Për ndeshjen, që vlerësohet e rrezikshmërisë së lartë, ka folur të enjten Aleksander Çeferin. Ai theksoi se njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të padobishme duhet të qëndrojnë larg futbollit. 

“Mesazhi im, jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo ajo që i ndan. Duhet të përpiqemi të heqim qafe këta ‘idiotë’ që përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata e duan vetëm veten dhe e përdorin futbollin për të përhapur idetë e tyre të padobishme”, ka thënë Çeferin para gazetarëve para mbledhjes  së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi kishte thirrjet antiserbe, por nuk u shënua ndonjë incident serioz. Kishte hedhje në disa raste, por pa u rrezikuar rrjedha e ndeshjes.

Përfundoi pa incidente, ashtu siç kishte përfunduar edhe ndeshja kthyese më 8 tetor 2015, në Elbasan. Serbia kishte fituar 2:0 ndaj Shqipërisë. Ndeshja ishte zhvilluar në masa shumë të rrepta të sigurisë dhe nuk u ka ngjarë ndeshjeve të zakonshme të kuqezinjve. 

FSHF-ja ishte vlerësuar për organizimin e ndeshjes pa incidente. Nota pozitive mori edhe për ndeshjen në Tiranë. Federata e Futbollit e Serbisë kishte lavdëruar FSHF-në.

Next Post

Tirana rikthehet në shtëpi, çmimet e biletave për sfidën kundër Flamurtarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.