• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çekia, alarm në mbrojtje/ Shqetësim në prag të duelit ndaj Shqipërisë. Mungojnë Krejči, Vitik e Zima

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta.

Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe komentet janë që skuadra nuk jep aspak siguri në mbrojtje.

Në njërën nga mediat kryesore, “Blesk”, në rubrikën e rëndësishme sportive të saj, bëhet analiza se tre lojtarë të rëndësishëm si Krejči, Vitik e Zima mungojnë këtë herë.

Çekia duket shumë larg formës në lojën difensive që pati në përballjen e parë në grup ndaj kuqezinjve, në fitoren 2-0, ndërsa njëri nga lojtarët kryesorë si Hranač është lënë në stol sepse nuk ka luajtur në Gjermani.

Po ashtu, Vlček është i dëmtuar dhe gjithashtu Jaroslav Zeleni i Spartës së Pragës mngon.

I vetmi futbollist i besuar i qendrës së mbrojtjes që ka mbetur në dispozicion është Holeš.

Kjo po cilësohet si një ndërlikim i madh i gjendjes, madje është cilësuar deri edhe katastrofë.

Pritet që trajneri Hashek të luajë me katër lojtarë në prapavijë, ndërsa shqetësimi është I thellë sepse titullarët mund të vuajnë nga shpejtësia e lojës së Shqipërisë apo edhe e Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.

Sikur të mos mjaftonin këto, mediat çeke shkruajnë se në kombëtare ka një problem me emrin “Patrik Shik”.

Sulmuesi kryesor nuk u grumbullua nga trajneri Hashek, duke u deklaruar si i dëmtuar, por ai luajti në javën e fundit të Bundesligës madje shënoi edhe golin e parë të sezonit për Leverkusenin ndaj Bohumit.

Next Post

Nga Bajerni te Juventusi, skuadrat që nuk kanë provuar shijen e humbjes në kampionatet më të forta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.