Saturday, 11. April 2026
Sport

Çelikoviç: Vllaznia si Hajduku i Splitit, duam fitoren ndaj Teutës

GS 11/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Vllaznisë, Jasmin Çelikoviç, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Teutës që do të luhet nesër në “Loro Boriçi” dhe do të transmetohet në RTSH në orën 19:00.

“Teuta është një ekip shumë i fortë, por edhe kanë disa lojtarë që ne mendojmë se do i përgjigjemi, dhe do i shfrytëzojmë këto defekte që kanë te lojtarët. Ishalla do marrim fitore.

Jam shumë i kënaqur. Klubi Vllaznia është ndër më të fortit në kampionatin shqiptar. Dhe mund ta krahasoj si me qenë te Hajduk Split. Dhe shikoj në të gjitha pikëpamjet e klubit. Dhe aq më tepër te tifozeria që ka, jetojnë me futbollin.

Rival? Elbasani është që luajmë edhe jashtë, por të gjithë ekipet që do luajmë tani janë aty-aty. Të gjithë janë të fortë”, ka thënë mes të tjerash Çelikoviç.

Teilen: