Monday, 20. April 2026
Sport

Celina do të firmos kontratë të re me AIK-un

GS 20/04/2026 2 Min. Lesezeit

Bersant Celina pritet të jetë pjesë e skuadrës së AIK-ut edhe pasi t’i skadojë kontrata aktuale, e cila është valide deri më 31 gusht të këtij viti.

Pra, kontrata e Celinës me AIK-un, do të skadojë për më pak se gjashtë muaj dhe mësohet se tashmë hapat janë ndërmarrë nga të dyja palët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Mesfushori me tipare sulmuese, së shpejti pritet të firmos kontratë të re dhe të zyrtarizohet të paktën edhe për dy vjet të tjera.

Vet Celina ka pranuar se të ardhmen e sheh tek AIK-u dhe këtë ua ka bërë me dije edhe drejtuesve të klubit, me të cilët është në negociata për kontratën e re.

Bisedimet mes palëve janë konfirmuar nga Celina, i cili nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis dhe nuk po negocion me ekipe tjera, ndonëse mund ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, bisedimet janë pozitive dhe gjithçka mund të mbyllet së shpejti pasi 29-vjeçari ka insistuar se është vetëm çështje kohe para se të arrihet marrëveshja për kontratën e re.

29-vjeçari prej janarit të vitit 2024 është pjesë e AIK-ut dhe njëri prej lojtarëve kryesor të këtij ekipi që garon në elitën e futbollit të Suedisë.

Ai tashmë ka një gol në tri paraqitje në kampionat, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dijoni, Stoke City, Kasimpasa, Ipswëich Towni, Swansea, Manchester  City e Twente.

Teilen: