• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Celina do të largohet nga AIK-u

26/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bersant Celina pritet të largohet nga skuadra e AIK-ut, gjatë kësaj vere, kanë raportuar të enjten mediumet suedeze.

Bëhet e ditur se Celina ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave jashtë Suedisë, emri i të cilave nuk është bërë i ditur pas paraqitjeve të mira me AIK-un.

Po ashtu, edhe Celina është i gatshëm të largohet nga kampionati suedez dhe tashmë ka njoftuar klubin e tij, që do të marrë parasysh ofertat për 28-vjeçarin.

Celina është njëri prej lojtarëve kyç të AIK-ut, ku në 13 ndeshje kampionale të luajtura deri më tani, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Ai ka kontratë me ekipin sudedez deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 2 milionë euro.

Celina para se ti bashkohet AIK-ut, ka bërë karrierë edhe në Francë, Angli, Turqi e Holandë kurse me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar 35 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

Ai ka luajtur për ekipet si Dijon, Stoke City, Kasimpasha, Ipswich Town, Swansea, Manchester City e Twente.

Next Post

Real, Mbappe mungon edhe në ndeshjen e fundit të grupit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.