Monday, 23. March 2026
Sport

Çelsi gjen më në fund sponsor, “shet” fanellën për 400 milionë paund

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Çelsi ka gjetur më në fund një sponsor për në fanellë. Klubi londinez do të marrë përfitime të konsiderueshme pasi në pjesën ballore të fanellës, do të ketë të reklamuar kompaninë amerikane të teknologjisë, “Infinte Athlete”.

broja

Kompania që do të jetë sponsor i Çelsit, ka paguar 40 milionë euro në sezon dhe është parashikuar një kontratë 7 vjeçare, ku përgjatë kësaj periudhe do të ketë edhe bonuse të cilat e çojnë përfitimin e Çelsit në 400 milionë euro.

Pak javë më parë, Çelsi publikoi fanellën e sezonit të ri dhe u vu re mungesa e një sponsori gjeneral. Tashmë, ka nisur nga puna edhe stampimi i fanellave për sezonin e ri dhe në rrjet ka qarkulluar edhe një imazh ku shihet Broja duke pritur momentin e fotove.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: