• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çelsi-Junajtid, për Mareskën si një finale

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enco Mareska dëshi ron që t’i mbajë gjërat e fshehta dhe të mos japë shumë informacion përpara dy ndeshjeve të fundit të Premier Ligës, të cilat janë vendimtare për kualifikimin e bluve të tij në Champions. Trajneri italian pranoi se do të ishte një zhgënjim, nëse skuadra e tij nuk do të kualifikohej për Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh pozicionin në të cilin ata janë gjendur gjatë pjesës më të madhe të këtij sezoni.

bandicam 2025-05-16 11-05-08-397

Ky zhgënjim do të ishte i natyrshëm, duke pasur parasysh se klubi ishte në vendin e dytë ditën e Krishtlindjeve, katër pikë larg kampionëve të Liverpulit. Megjithatë, si gjithmonë, ai përsëriti se objektivi fillestar ishte që Çelsi të kualifikohej për garën më të madhe të klubeve në Europë sezonin e ardhshëm. Ai tha se klubi nuk e ka diskutuar se çfarë do të ndodhte nëse nuk arrijnë të përfundojnë në pesë vendet e para, por duket se ka nuk ka shumë indikacione se stoli i italianit do të jetë nën kërcënim nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen.

Në rrugën e tyre sot është Mançester Junajtid, gjigantët në krizë totale këtë sezon, të cilët nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe vëmendjen e kanë te finalja e Ligës së Europës javën e ardhshme.

“Që nga dita e parë, objektivi ka qenë që të luajmë në Ligën e Kampioneve. Por kur je në katër vendet e para gjatë gjithë sezonit, është e natyrshme që objektivi të ndryshojë. Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë që do të bëhet një sezon shumë i mirë nëse arrijmë të përfundojmë në pesë vendet e para dhe të fitojmë Ligën e Konferencës. Sigurisht që do të jetë zhgënjim nëse nuk kualifikohemi në Champions. Në 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës kemi fituar 20 pikë. Duhet të jemi të përqendruar te vetja dhe të përpiqemi të bëjmë çmos për të fituar të premten në mbrëmje”.

Screenshot 2025-05-16 110407

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Super finalja e pestë, Bashkimi në presion të madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.