Tuesday, 19. May 2026
Sport

Celticu pezullon “Brigadën e Blertë”

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Celticu ka vendosur të pëzullojë grupin e tifozëve, të cilët shfaqën flamuj të Palestinës në ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe të Champions-it përballë Atletiko Madrid.

Grupi i tifozëve, i cili njihet si “Brigada e Blertë” edhe në 2016 ka  shfaqur flamujt e Palestinës në ndeshjen mes Celticu dhe Hapoel Be’er Shevës.

Për këtë gjest Sëlltiku u ndëshkua me gjobë dhe mendohet se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani.

Sa i përket incidentit më të fundit Celticu u ka dërguar të gjithë tifozëve një e-mail ku ka lajmëruar ndalimin e hyrjes në stadium për “Brigadën e Blertë” deri në fund të sezonit.

Teilen: