Sunday, 30. August 2026
Sport

“Centimetra jete”

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionia dhe rekordmenia shqiptare, në garën e kërcimit së larti, Klodeta Gjini, ka publikuar një libër, në faqet e të cilit pasqyrohet jeta e saj. Reflektime të Klodit, në pjesën e parë të jetës së saj si atlete, përpara viteve 90-të dhe pjesa e dytë në Itali, tashmë protagoniste si mësuese e edukimit fizik dhe atlete e niveleve të larta edhe në konkurrimin si veterane.

“Centimetra jete”. Ky është titulli i librit me të cilin, Klodeta Gjini bëhet protagoniste në kryeqytet. E transefruar në Itali, Bolonja ku jeton, punon, pa iu ndarë jetës aktive me angazhime pa fund, ish-rekordmenia e kërcimit së larti me 1.92, sjell për të gjithë apasionuarit e atletikës dhe sportit në përgjithësi, jetën e saj, me të priturat dhe të papriturat.

Kujtime, sakrifica, jeta e vështirë e sportistit elitar përpara viteve 90-të në Tiranë dhe e gjitha jeta e saj në Itali. Të gjitha këto momente vijnë në librin voluminoz të Klodeta Gjinit.

 

 

Teilen: