Me kalimin e ditëve Çështja “Balogun” po merr përmasa edhe më shqetësuese pasi po hidhet më shumë dritë mbi një ngjarje, e cila nuk kishte precedent në historinë e turneut.
Kështu është mësuar se vendimin për të rikthyer në fushë Folarin Balogun në ndeshjen SHBA-Belgjikë është marrë prej vetëm një personi, i cili është Mohammad Al Kamali.
Siç dihet personi në fjalë është numri një i Komisionit të Disiplinës Sportive në FIFA, organ ky që përbëhet prej 18 antarësh.
Nga sa është mësuar deri më tani Mohammad Al Kamali i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është konsultuar me askënd prej 17 anëtarëve të tjerë të komitetit, të cilin ai udhëheq. A.V.
Teilen: