Thursday, 14. May 2026
Sport

Çështja e dopingut, Paul Pogba drejt marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Ja sa mund të dënohet

GS 04/12/2023 1 Min. Lesezeit

Paul Pogba duket se po shkon drejt një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, lidhur me skualifikimin e tij për çështjen e dopingut. 

pogba

Lajmi është bërë i ditur nga Tuttosport, sipas të cilit zgjedhja do të synonte shmangien e gjyqit dhe kufizimin e dëmit.

 

Skualifikimi maksimal mund të jetë  deri në 4 vjet, ndërsa me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, Pogba mund t’i “kalojë” me një ndalim 18-24 muajsh.

Një zbritje e konsiderueshme, duke supozuar dhe duke mos pranuar se demonstrohet joqëllimshmëria e marrjes së suplementit të marrë në Majami verën e kaluar. Për të gjetur sanksionin përfundimtar, megjithatë do të duhet pranimi nga prokurori antidoping, Pierfilippo Laviani.

Rikujtojmë që mesfushori francez u ndalua në fillim të shtatorit pasi doli pozitiv për metabolitët e testosteronit pas një kontrolli të kryer më 20 gusht pas ndeshjes kundër Udinezes.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: