• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çështja e trajnerit të kombëtares, Morati: De Laurentis, si Lukaku

17/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja italiane vazhdon të jetë pa trajner pas dorëheqjes së Roberto Mançinit dhe çdo ditë e më shumë po bëhet çështje emri i trajnerit të ardhshëm. vvbcmn b

Federata Italiane e Futbollit synon të ketë Luçiano Spaletin si trajner të ri të kombëtares, por gjithçka sillet rreth klauzolës që trajneri ka me Napolin, e kërkuar nga presidenti Aurelio de Laurentis për të penguar trajnerin që i solli titullin pas 33 vitesh të përfundojë në një skuadër tjetër të Serisë A.

Për këtë ka folur edhe Masimo Morati, ish-presidenti i Interit, që mbi deklaratën e De Laurentisit (“Nuk është çështje parash, por çështje parimesh) ka thënë: “Gjërat që po ndodhin në futboll mes Lukakut dhe De Laurentisit më kanë habitur shumë. E kuptoj që për De Laurentisin ka një çështje parimore me Spalletin, por nuk shikoj asnjë fleksibilitet mendor dhe as bujari. Nëse për të janë pak 3 milionë, për mua do të ishin edhe më pak dhe nuk do të ndalesha para kësaj gjëje, nuk do ta kisha penguar trajnerin të shkonte në stolin e kombëtares”, tha ish-presidenti, duke paralelizuar situatën e presidentit të Napolit me atë të sulmuesit belg.

KLUBET – Mes Spaletit dhe stolit të Italisë, gjithçka sillet rreth atyre 3 milionëve (aktualisht 2 milionë e 650 mijë euro, duke qenë se shifra bie çdo muaj), që për De Laurentisin janë “pak”, por që përfaqësojnë një parim të rëndësishëm. Klauzola nëse paguhet, rrezikon të krijojë kaos të madh mes klubeve të Serisë A. Në orët e fundit disa prej tyre kanë kontaktuar federatën duke kërkuar që të mos paguajë klauzolën për lirimin e Spaletit. Këndvështrimi i tyre është shumë i thjeshtë: për ta nuk është e drejtë që paratë e federatës të shkojnë në arkat e një klubi konkurrent.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA i zbulon kandidatët e çmimit “Trajneri i Vitit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.