• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çështja e trajnerit të Milanit, Ibrahimoviç: Konten, ose largohem nga klubi

26/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i ri i Milanit mbetet për momentin tema e parë në ambientin kuqezi. Ka kaq shumë emra që qarkullojnë këto ditë kur flitet shumë për Lopetegin, Fonsekën, Van Bomelin dhe shumë të tjerë. Për shumë tifozë, duhet të anohet drejt një zgjedhjeje italiane dhe kandidatët, në atë rast, do të ishin dy: De Zerbi dhe Konte.

ibra konte

Ky i fundit duket se është i preferuari i shumicës së tifozëve të Milanit. “Telelombardia” raportoi një bombë në këtë aspekt për trajnerin e ri të Milanit. Në fakt, sipas saj, Zlatan Ibrahimoviç do të ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të pasur Antonio Konten në stolin e kuqezinjve, aq sa mund të largohej nga detyra në rast se ish-trajneri i Interit dhe Juventusit nuk do të mbërrinte. Në ditët e fundit Ibrahimoviç i është rikthyer këmbënguljes së madhe për emrin e Antonio Kontes. Por në klubin kuqezi nuk ekziston ndonjë dëshirë për të sjellë një trajner me famën e përçarësit, jo vetëm në fund të eksperiencave të tij, por edhe gjatë tyre.

Por Ibrahimoviç, i cili u kthye në Milano për të mos qenë thjesht imazh, dëshiron të ndikojë aq shumë në emrin e trajnerit sa të thotë: “Më dëgjoni, përndryshe do ta vëmë në dyshim marrëdhënien”. Furlani ka fuqi të vendosë, por kjo nuk do të thotë që Ibra do t’i përshtatet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Zaneti nuk pi asnjë gotë”, Zhang: Nuk ia kisha idenë futbollit, Interi i çmendur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.