• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çështja “Olmo”, Laporta bisedë të tensionuar me Rafinjën para Bilbaos

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata e çuditshme dhe aspak e këndshme që Barcelona po përjeton në lidhje me federimin e dyshes Olmo-Viktor është reflektuar edhe para gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Bilbaos. Protagonistë të një debati të nxehtë kanë qenë sulmuesi Rafinja dhe presidenti Joan Laporta.

Screenshot 2025-01-08 092153

Shkak ishte një deklaratë “e nxituar” e brazilianit në lidhje me këtë çështje të nxehtë në klub. E nisim nga A-ja. Rafinja ishte së bashku me trajnerin Flik personat e ngarkuar nga klubi për të folur në konferencën për shtyp para Bilbaos. I pari që zbriti në “ring” ishte sulmuesi… dhe deri në pyetjen e fundit “lufta” e tij me “dema” (mediat) ishte praktikisht e shkëlqyer.

Ai foli për gjithçka, pa hyrë në polemika, duke analizuar të gjitha ngjarjet aktuale që rrethojnë Barcelonën. Dhe ky ishte ndoshta “gabimi” i tij. Pasi ai foli sinqerisht dhe natyrshëm për një problem që mund të prekë klubin e Barcelonës në blerjet e ardhshme pas situatës që po vuajnë dy lojtarë si Dani Olmo dhe Pau Viktor.

DEKLARATA – “Nuk më pëlqen të gënjej, ndaj po flas sinqerisht. Nëse do të isha në një klub tjetër dhe do të përjetoja situatën që po përjetojnë Pau (Viktor) dhe Dani (Olmo), ndoshta do të mendohesha nëse do të ishte më mirë të vija këtu (Barcelona) apo jo”, shpjegoi kapiteni i katërt i Barçës në konferencën për shtyp.

PRESIDENTI – Dhe kaq bujë bëri përgjigja e tij e fundit, përpara se të shmangej nga telashet me dy pyetje të tjera që kishin të njëjtin qëllim, saqë të gjitha kamerat u drejtuan nga ai dhe presidenti Laporta përpara se braziliani të zbriste në fushë për stërvitjen e fundit para gjysmëfinales. Presidenti Laporta zbriti në fushë për të përshëndetur lojtarët e tij… dhe përfundoi duke zhvilluar një bisedë të tensionuar që zgjati më shumë se një minutë me Rafinjën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

‘Bomba’ e merkatos, Ronald Araujo pritet të huazohet tek gjiganti italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.