• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çështja ‘Olmo’, Milani gati të hyjë në lojë për të ‘ndihmuar’ Barcelonën

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Barcelonë, janë në pritje të vendimit për situatën e Dani Olmos, por edhe në Milano ka interes pwr kwtw çwshtje.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare pasi katalanasit presin një përgjigje nga La Liga lidhur me garancitë ekonomike të paraqitura për të garantuar riregjistrimin e sulmuesit spanjoll, aktualisht i përjashtuar nga lista për shkak të kufizimeve financiare të klubit, që nuk mundësojnë pagimin e rrogës së tij.

Situata duket e dëshpëruar për klubin e Laportës, pasi disa ekipe të tjera janë të gatshme të padisin La Liga-n nëse ajo i ndez dritën jeshile Barçës.

Nga ana tjetër, Barcelona do të kërkonte përsëri ndërhyrjen e gjykatave për të zgjidhur situatën në favor të saj. Nëse kjo nuk ndodh, dy rrugë kryesore do të hapeshin për Dani Olmon:

Përmes një klauzole në kontratën e tij të nënshkruar verën e kaluar, ai mund të lirohej pa kosto dhe të nënshkruante menjëherë me një ekip tjetër.

Kalimi i tij për gjashtë muaj në huazim tek një klub tjetër për të lehtësuar Barcelonën nga barra e pagës, me një mundësi rikthimi në klub gjatë verës së ardhshme, kur katalanasit shpresojnë të kenë një situatë financiare më të qëndrueshme.

Opsioni i dytë është pikërisht ai që synon Milani, një klub që gjithmonë ka shfaqur interes për Dani Olmon (e kishte ndjekur edhe para kalimit të tij nga Dinamo Zagrebi te Leipzigu).

Milani mund ta ketë sulmuesin deri në qershor përmes një huazimi të pastër, duke marrë përsipër vetëm pagën e tij (rreth 8 milionë euro bruto për gjashtë muaj). Pas kësaj periudhe, lojtari do të kthehej në Barcelonë.

Ndërkohë, menaxheri i lojtarit vazhdon të këmbëngulë se përparësi mbetet qëndrimi i tij në Barcelonë, por ende nuk është e qartë nëse kjo përfshin edhe mundësinë e një huazimi të përkohshëm apo vetëm qëndrimin aktual.

Në rast se Barcelona nuk zgjidh situatën dhe lojtari aktivizon klauzolën për largim, disa nga klubet më të mëdha evropiane janë tashmë të interesuara për të, duke përfshirë emra si Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munchen. Këto janë ekipe me të cilat asnjë klub italian, përfshirë Milanin, nuk mund të konkurrojë financiarisht.

 

Next Post

Hamilton entuziast: Ta bëjmë 2025 një vit të paharrueshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.