• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çështja Pogba mbërrin edhe në grumbullimin e Francës, Deshamp: Jam i trishtuar si Alegri

09/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pol Pogba rrezikon të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë larg fushave të lojës, pasi testet antidoping kanë zbuluar se ai ka përdorur një substancë të palejuar. Një situatë që mund të mbyllë para kohe etapën e tij të dytë me Juventusin e padyshim që e lë për një kohë shumë të gjatë larg grumbullimeve me Francën ku në vitet e kaluara ka qenë një figurë qendrore.

deshamp pogba

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka folur për situatën e mesfushorit, duke theksuar se si Kampioni i Botës në vitin 2018 më parë duhej të rigjente lumturinë për të luajtur futboll pasi të merrte fund kjo çështje, që padyshim do të kërkonte kohë për t’u zgjidhur.

“Alegri është veçanërisht i trishtuar për Pol, ashtu siç jam edhe unë. Kohët e fundit i kanë rënë mbi kokë shumë gjëra. Ai gjendet në një situatë të komplikuar. Do të mbrohet. Duhet të mbrohet, kjo është pjesë e një procedure të gjatë që ka filluar që me analizat. Nuk e di se çfarë do t’i sjellë e nesërmja, por ai është i trishtuar për atë që ka ndodhur.

E ardhmja e tij me Francën? Nuk do të mbaj një pozicion kategorik apo radikal. Nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tij, do të duhet pak kohë. Edhe pse është me ne prej shumë kohësh, është e qartë. Shpresoj që ai të rigjejë buzëqeshjen. Të jetë përsëri në gjendje të tregojë atë që di të bëjë, të rigjejë fushën e lojës, por do të nevojitet kohë”, theksoi trajneri i Francës sot para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I jep fund karrierës 17-vjeçare, “bomberi” francez del në “pension”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.