Çesk Fabregas ka qenë një nga personazhet e shumta që është larguar nga stadiumi “San Siro” kur Rafinja kaloi në avantazh katalanasit në minutat e fundit.Ish-mesfushori spanjoll, sot trajner i Komos ka menduar se sfida përfundoi dhe është mirë që të dilte përpara se në zonat përreth stadiumit të kishte trafik.
“Mendova të largohesha, sepse thashë të shmangja trafikun që krijohet në stadium. Mirëpo kur isha në parking për të marrë makinën dëgjova një oshtimë të madhe dhe njerëz që bërtisnin se u bë gol. Sigurisht që u riktheva sërish për të parë këtë shtesë të bukur. Unë e ndjek shpesh Interin. Prej 3 vitesh që jam te Komo, e studioj lojën e Inzagit, sepse më pëlqen shumë. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe më pëlqeu shumë mënyra se si e interpretuan të dyja skuadrat”, ka thënë Fabregas.
PANORAMASPORT.AL