Monday, 23. March 2026
Sport

Çfarë flitet për Iniestan?

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Andres Iniesta nuk do të ribashkohet me Lionel Mesin në SHBA, pasi ai është afër bashkimit me ekipin e Emirates Club FC. Legjenda e Barcelonës do të mbërrijë në Dubai dhe do të nënshkruajë për klubin me bazë në Ras Al-Khaimah, Emirates Club FC, sipas mediave në Spanjë.

Kontrata e tij do të zgjasë deri në qershor të vitit 2024 me opsion për ta vazhduar edhe një vit. Kontrata e Iniesta me skuadrën e Visel Kobe skadoi këtë verë dhe ai aktualisht është një agjent i lirë.

Ai ishte i lidhur me një kalim te skuadra e MLS-së, Inter Majami për dy vite ku mund të ishte ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Lionel Mesi.

Por në vend të kësaj ai ka zgjedhur të qëndrojë në Azi dhe t’i bashkohet klubit të Ligës Pro të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Teilen: