• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Çfarë ndodhi me tifozët e Bashkimit në Mal të Zi pas grafitit me mbishkrimin “UÇK”

24/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident ka ndodhur të enjten mbrëma në territorin e Malit të Zi, ku tifogrupi i Bashkimit të Prizrenit, “Arpagjikt”, është ndaluar nga policia malazeze gjatë kthimit nga Italia.

Sipas mediumit “Vijesti”, tifozët u ndaluan në vendin Meljine, pasi në një mur ishte shkruar grafiti “ARPZ-UÇK-1878”, që mbulonte një mbishkrim të mëparshëm të grupit serb “Delije”. Autoritetet malazeze e kanë fshirë menjëherë grafitin.

Njëri prej tifozëve ka pranuar para Gjykatës për kundërvajtje se e kishte shkruar grafitin dhe është dënuar me 10 ditë burg, si dhe me masën mbrojtëse të dëbimit nga territori i Malit të Zi për një periudhë prej një viti. Ai ka sqaruar se “ARPZ” i referohet grupit të tifozëve të Bashkimit, ndërsa “UÇK” Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa ndonjë lidhje me ndonjë grup tjetër.

Klubi prizrenas KB Bashkimi ka reaguar menjëherë përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke e quajtur të papranueshëm ndalimin e tifozëve të tyre vetëm për një grafit me mbishkrimin “UÇK”. Klubi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe ka bërë thirrje për ndërhyrjen e ambasadës së Kosovës në Mal të Zi.

Incidenti ndodhi pas kthimit të Bashkimit nga Italia, ku të mërkurën mbrëma zhvilloi ndeshjen e dytë të Grupit J në “FIBA Europe Cup” ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana.

Next Post

Gjyqtarja e futbollit habit me deklaratën e saj: Më kanë penguar të rritem profesionalisht se jam shumë e bukur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.