Monday, 16. November 2026
Sport

​Çfarë ndodhi me Zhegrovën? Lëndimi i tij alarmon edhe Juventusin

GS 16/11/2026 2 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova ka pësuar një dëmtim fizik gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, duke u detyruar të largohet nga kampi stërvitor dhe të mos jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Irlandës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se futbollisti është përjashtuar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi që e pengon të paraqitet në ndeshjen e radhës.

“Zhegrova është përjashtuar për shkak të një dëmtimi që e pengon atë të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Irlandës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, shqetësimi për gjendjen e reprezentuesit kosovar është shtuar edhe te Juventusi, ku ai pritet të kthehet në qendrën stërvitore Continassa, ndërsa stafi mjekësor i klubit do ta vlerësojë gjendjen e tij para ndeshjeve të ardhshme.

Mediumi italian rikujton se Zhegrova ishte titullar në ndeshjen e fundit të Kosovës kundër Izraelit, por u zëvendësua në pjesën përfundimtare të takimit. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për natyrën dhe shkallën e dëmtimit, si dhe kohën e mundshme të rikuperimit.

Kjo përbën një tjetër shqetësim për trajnerin Luciano Spalletti, i cili po përballet me probleme të shumta me lëndime në skuadrën e Juventusit.

Teilen: