• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë ndryshimi me një sezon më parë te Interi, Bisek duhet “blinduar”

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë diference me një vit më parë, kur Jan Bisek erdhi tek Interi si një objekt misterioz dhe një lojtar i panjohur. Por sot që flasim situata është totalisht ndryshe. Gjermani ka përfituar edhe nga ardhjet e vonuara të shokëve të skuadrës për të gjetur formën i pari dhe për të rrëmbyer skenën e fazës përgatitore.

inter

Ai ka konfirmuar rritjen që u vu në dukje në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, kur hera-herës dha kontribut për skuadrën e Inzagit. Një fakt që theksohet edhe nga “Corriere Dello Sport”. Bisek është tashmë një realitet dhe në këtë sezon do të ketë një rivalitet të madh me Pavarin. Do të jetë një sezon i gjatë dhe impenjues për të gjithë lojtarët. Bisek është provuar disa herë edhe në qendër, pozicion ku mbylli miqësoren me Çelsin.

Kjo do të thotë se pas Açerbit dhe De Vrajit që me moshën dhe dëmtimet nuk ofrojnë garanci, Bisek është një opsion që bëhet shumë i besueshëm. I riu gjerman është i zoti për të ofruar ndihmën edhe në repartin e avancuar, ashtu siç ndodhi në “Stamford Bridge” kur lindi goli i Turamit. “Kolosi i Këlnit” ishte i duruar, ka pritur momentin e tij dhe ishte gati.

Dhe paradoksi më i madh vazhdon me faktin që për një vit, ai mund të bëhet objekt dëshirash për disa skuadra të mëdha. Nuk do të jetë surprizë, kështu që Interi në muajt e ardhshëm duhet ta “blindojë” me një rinovim kontrate në mënyrë që t’i përmirësojë edhe rrogën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çfarë ndryshimi me një sezon më parë te Interi, Bisek duhet “blinduar”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.