Wednesday, 18. March 2026
Sport

Çfarë po ndodh me Ermal Krasniqin, trajneri i Cluj mbrëmë e futi në lojë veç për një minut

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Cluj mbrëmë luajti ndeshjen e raundit të dytë në Ligën e Rumanisë dhe arriti fitore 1 me 3 ndaj UTA Arad.

Në këtë ndeshje iu dha vetëm një minut lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan Lajmi.net

Madje Krasniqi u inkuadrua në lojë vetëm 60 sekonda pa përfunduar ndeshja.

Nuk dihet ende arsyeja pse trajneri italian, Mandorlini po e bën këtë gjë, por duket se Krasniqi nuk i ka punët mirë te ekipi rumun.

Kujtojmë që disa spekulime kishin qarkulluar në mediat e Rumanisë, kinse një skuadër nga Arabia Saudite ka bërë ofertë për Ermal Krasniqin deri në 5 milionë euro.

Krasniqi pati një sezon fantastik me Cluj që prej trasnferimit të tij nga ekipi i Superligës së Kosovës, FC Ballkani./Lajmi.net./

  


Teilen: