Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka lavdëruar sulmuesit e krahut të Spanjës.
Pedri pret që shoku i tij i skuadrës te Barça, Lamine Yamal dhe ai i Athletic Bilbaos, Nico Williams, të ndezin Europianin këtë muaj.
Pas fitores së tyre 5-1 në miqësoren kundër Irlandës së Veriut, ai tha:
“Është spektakolare të luash me Nico Williams dhe Lamine, na japin shumë alternativa.
“E dimë se një top në hapësirë do të arrijë dhe është shumë komode të luash me ata të dy”.
Ndeshja e parë e Spanjës në Euro 2024 do të jetë kundër Kroacisë më 15 qershor.