Tuesday, 12. May 2026
Sport

Çfarë pritje! Tifozët e Sivassporit ndezin fishekzjarre dhe brohorasin për Manajn

GS 22/07/2024 1 Min. Lesezeit

Akoma pa përfunduar Europiani nisën spekulimet se Rey Manaj do të lë Sivassporin.

Ekipi turk përgjatë kësaj merkatoje ka pranuar disa oferta për yllin e kombëtares shqiptare.

Megjithatë, me dritarën e transferit që është e hapur deri në fund të gushtit, Rey Manaj i ka marrë gjërat me qetësi.

Ai është paraqitur në stërvitjet parasezonale të grupit, ku nga fansat është pritur me këngë, fishekzjarre e shumë brohoritje.

Mbetet të shihet nëse dashuria që po pranon nga tifozët dhe vlerësimi nga klubi, do e bëjnë Reyn të vazhdojë me Sivassporin edhe këtë sezon.

Teilen: