• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë thonë numrat për duelin Tirana – Partizani?

30/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shumë dueleve derbi mes Tiranës dhe Partizanit të barabarta, ky i kësaj të diele do të vërë përballë dy skuadra që po luajnë dy kampionate krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është Tirana, që ka përmirësuar disi gjatë dy javëve të fundit një nisje nën pritshmërive të këtij sezoni, duke marrë dy rezultate pozitive radhazi.

Nga ana tjetër është Partizani, që ka pësuar vetëm një humbje në javën e parë ndaj Vllaznisë dhe që është në krye të klasifikimit, dy pikë para skuadrës shkodrane. Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja, që është më e mira në kampionat, me vetëm 10 gola të pësuar. Sulmi i Partizanit është gjithashtu i treti në kampionat, me 19 gola të shënuar, një më shumë se Tirana.

Pavarësisht diferencave fillestare të këtyre dy skuadrave në këtë sezon, disa lojtarë po dalin në pah këtë sezon. Haxhiu i Tiranës është lojtari që ka bërë më shumë krosime në të gjithë kampionatin, me më shumë se 5 krosime për ndeshje.

Sa i përket krosimeve nga e majta, në këtë renditje janë respektivisht i dyti Prengaj i Tiranës dhe i treti Buxhelaj i Partizanit, që bëjnë rreth 3,5 krosime për ndeshje. Haxhiu gjithashtu ka spikatur për driblimet e kryera, me një mesatare pak më shumë se 6 në ndeshje, duke u renditur mbi Carën e Partizanit në këtë klasifikim. Të dy janë në top 5 të kampionatit për driblimet.

Në mbrojtje, Kola i Tiranës është lojtari i dytë që fiton më shumë duele (i pari është Qaqi i Elbasanit), me 79%, ndërsa i pesti është Preka i Partizanit, me 77% të dueleve të fituara.

Në renditjet individuale gjendet arsyeja e forcës së mbrojtjes së Partizanit; Mehmeti, mesfushori mbrojtës, është i katërti në renditjen e lojtarëve që kanë rikuperuar më shumë topa, një statistikë tipike për mbrojtësit, me 5,83 rikuperime topash për ndeshje.

Po ashtu, Preka është i pesti në këtë renditje në të gjithë kampionatin, me 5,74 rekuperime për ndeshje.

Sidoqoftë, derbi gjithmonë rezervon surpriza. Ajo që është e sigurt është se do të ketë shumë lojtarë për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Next Post

Barcelona-Las Palmas, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.