Emocione dhe spektakël në 3 duelet e kthimit të fazës “Play Off” të Champions-it, që prodhuan 5 gola. Mbrëmje magjike për Spartën e Pragës, që pas plot 19 vitesh arrin të kualifikohet në grupet e Champions-it.
Plot 4 futbollistë shqiptarë festuan mbrëmjen e sotme këtë kualifikim magjik, pas triumfit 2-0 ndaj Malmos. Bëhet fjalë për mesfushorin Qazim Laçi, i cili u aktivizua titullar dhe 3 sulmuesit, Indri Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani, me këtë të fundit që debutoi me gol, duke shënuar në minutën e 83-të, golin që vulosi sfidën.
Ndërkohë në 2 përballjet e tjera, Gallatasrai nuk ka mundur të kualifikohet duke u mposhtur nga Jang Bojs me rezultatin 0-1, teksa do të jenë zvicerianët atë që do të marrin pjesë në grupet e Championit. Kualifikim i artë edhe për Salcburg.
Austriakët triumfuan në duelin e parë ndaj Dinamos së Kievit, teksa në sfidën e mbrëmjes së sotme u mjaftuan me barazimin 1-1.
Pra Sparta e Pragës, Jang Bojs dhe Salcburg ishin 3 ekipet që mbrëmjen e sotme siguruan biletat për në grupet e Champions-it.
GOLAT E NDESHJEVE: VIDEO
PANORAMASPORT.AL