Reali i Madridit e kishte siguruar në advancë kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampionve, por sërish skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti u duk e angazhur ndaj Napolit duke mundur në shifrat 4-2. Në ndeshje e bukur me gola dhe me raste të shumta në të dyja portat dhe në fund fituan të besuarit e trajnerit Ançeloti.
Napolit tani i duhet që të mos mundet në ndeshjen e fundit në grup ndaj Bragës për të siguruar kalimin në turin e dytë të Championsit. Union Berlini dhe Braga e mbyllën në barazim sfidën mes tyre, ku gjermanët shënuan të parët. Gjithsesi, portugezët nuk u dorëzuan, edhe pse mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 30-të, pasi me fillimin e pjesës së dytë arritën të barazonin rezultatin. Vendi i tretë, që të dërgon në Ligën e Europës duket më shumë i portugezëve, por matematikisht edhe Union Berlini ka shpresa në ndeshjen e fundit në grup. Braga nëse fiton ndaj Napolit mund të kalojë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve dhe Napoli përfundon në Ligën e Europës.
REZULTATET
Braga-Union Berlin 1-1
Djalo 51′ / Gosens 42′
Goli i Djalo (VIDEO)
Goli i Gosens (VIDEO)
Minuta 30, kartoni i kuq i Niakates së Bragës (VIDEO)
Real Madrid-Napoli 4-2
Rodrigo 11′, Bellingam 22′, Paz 84′, Joselu 90+4′ /Simeone 10′, Anguisa 47′
90+4′ Goli i Joselu (VIDEO)
84′ Goli i 19-vjeçarit Paz (VIDEO)
68′ Napoli shënon me Osimhen, por goli anulohet për pozicion të parregullt të sulmuesit nigerian. (VIDEO)
47′ Goli i Anguisas (VIDEO)
22′ Goli i Bellingam (VIDEO)
11′ Goli i Rodrigos (VIDEO)
10′ Goli i Simeones (VIDEO)
1′ Nis takimi
Real Madrid-Napoli
Braga-Union Berlin
PANORAMASPORT.AL