Liga e Kampionëve luan sfidat e radhës të raundit të katërt në grupe, me disa skuadra të tjera që kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.
Në orën 18:45, në Grupin Gallatasarji pret Mançester Junajtid në një sfidë jetike. “Djajtë e Kuq” udhëtojnë në “ferrin” e Stambollit me objektivin e vetëm, fitoren, teksa me një rezultat tjetër, të besuarit e Ten Hag do të ishin praktikisht të eliminuar.
Po në këtë grup, Bajerni i Mynihut do të presë në orën 21:00 në “Allianz Arena” skuadrën e Kopenhagen, me skuadrën e Tuhelit që është në kërkim të perfeksionit të pikëve.
Këtë gjë e synon dhe Reali i Madridit, që po në këtë orë do të presë Napolin në supersfidën e mbrëmjes në “Santiago Bernabeu”. Kampionët e Italisë ende nuk e kanë siguruar kualifikimin, teksa më të vështirë pritet t’ia bëjnë rekordmenët e Europës.
Në Grupin B, Arsenali pret skuadrën e Lens, me një pikë që do t’i çonte “topçinjtë” në fazën tjetër, ndërsa në Grupin D, Interi me Sociedadin luajnë kreun në distancë. Zikaltrit udhëtojnë në transfertën portugeze përballë Benfikës, ndërsa spanjollët presin në shtëpi Salcburgun.
NDESHJET:
GRUPI A
GALLATASARAJI – MAN. JUNAJTID 18:45
BAJERN MYNIH – KOPENHAGEN 21:00
GRUPI B
SEVILJA – PSV 18:45
ARSENAL – LENS 21:00
GRUPI C
REAL MADRID – NAPOLI 21:00
BRAGA – UNION BERLIN 21:00
GRUPI D
BENFIKA – INTER 21:00
REAL SOCIEDAD – SALCBURG 21:00
PANORAMASPORT.AL