Vigjilja mes Bayern-it të Mynihut dhe Chelsea-t ka qenë një shans i mirë për Vincent Kompany për të dhënë mendimin e tij rreth klishesë që përsëritet shpesh në opinionin sportiv në Angli ku Bundesliga konsiderohet si një “ligë fermerësh” e cila zotërohet nga Bayern-i.
Për këtë temë u pyet ditën e djeshme tekniku bavarez, i cili ka luajtur si në Bundesligë, ku mbrojti ngjyrat e Hamburg, edhe në Premier Ligë, ku fitoi titullin kampion me Manchetser City.
“Ju thoni se në Angli Bundesliga konsiderohet si ‘ligë fermerës’, por a jeni në gjendje të më thoni se sa lojtarë transferohet nga kampionati gjerman në Premier? Sa para shpenzpjnë klubet angleze për të blerë lojtarët e Bunbdesliga-s. Unë vij nga një shtet i vogël si është Belgjika, ku të gjithë kanë shumë respekt për ligat e mëdha të Europës. Në Gjermani ndiqet shumë Bundesliga ashtu siç shikohet Premier League në Angli. Sigurisht nuk mund të flasim për një barazi sa i përket financave mes Premier League-s dhe ligave të tjera. Një ditë duhet të mendojmë se si duhet të zgjidhet ky problem. Në Bundesliga formohen shumë talente, të cilët kanë joshur klubet angleze. Por në takimin e radhës nuk do të kemi ndeshje mes Bundesliga-s dhe Premier Laegue-s, por luan Bayern-i kundër Chelsea-t”, tha Kompany.