• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions League ’25-‘26/ Flick në vigjilje të ndeshjes me Olympiacos: Duhet të ndryshoj sjellje, s’më pëlqen që nipi im të më shohë kështu!

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për Barcelonën është një javë delikate pasi nesër pret Olympiakos-in ndërsa të dielën udhëton drejt Madridit për të luajtur klasiken me Real-in.

Kalendari i ngjeshur është një problem për Hansi Flick, të cilit i duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e shumta. Për ndeshjen e të dielës gjermani pret rikthimin e Ferran Torres dhe të Raphinha-s ndërsa për takimin me ekipin grek mund t’i duhet që të bëjë përsëri eksperimente siç ishte edhe ai në takimin kundër Girona-s, i cili u zgjidh nga një gol i Araujo-s në rolin e sulmuesit. Pikërisht pas atij goli tekniku gjerman doli nga vetja duke festuar me polemika duke bërë gjestin e “çadrës”.

“Nuk jam nervoz, nuk kam emocionet e njëjta si më para. Kur isha te Bayern më akuzonin se nuk qeshja kurrë. Tani kam të tjera emocione, Barrca më ka ndryshuar. Dua të jap gjithçka për këtë skuadër. Jetoj për këtë ekip. Por duhet edhe të ndryshoj sjellje pasi nuk është aspak i këndshëm fakti që nipi im të më shikojë në televizor duke bërë atë gjest”, tha Hansi Flick. Sa i përket Olympiakos-it, tekniku gjerman tha: “Janë një formacion me një sulm shumë të mirë. Statistikat e vërtetojnë këtë. Kam parë ndeshjen që zhvilluan kundër Arsenal dhe krijuan shumë raste për të shënuar. Duhet të kemi kujdes”.

Next Post

U-17 për vajza, Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.