Wednesday, 28. January 2026
Futboll

CHAMPIONS LEAGUE 45′ E PARA: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, Napoli përmbyt Chelsea-n. “Paqe” në “Signal Iduna Park”

GS 28/01/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e raundit të tetë në Champions League, raundi i fundit për këtë fazë. Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona po mundet 0-1 nga Copenhagen. Pas një topi të humbur në mesin e fushës nga katalanasit dhe asistit perfekt të Mohamed Elyounoussi, ishte Viktor Dadason që dërgoi topin në rrjetë.

Në “Signal Iduna Park”, mungoi goli në pjesën e parë në supersfidën Dortmund-Inter. Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyllën edhe Monaco-Juventus dhe PSV-Bayern.

Në “Emirates”, Arsenal po fiton 2-1 ndaj Kairat Almaty. Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Kai Havertz, i cili luan për herë të parë sonte si titullar, pas afër një viti ku mungoi për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe në 15 minutat e para dhe asist në golin e parë të shënuar nga Viktor Gyokeres dhe shënoi të dytin vetë pas asistit të Ben Whitë. Miqtë barazuan përkohësisht shifrat me penalltinë e Jorginho, pas prekjes së topit me dorë nga Calafiori. Në minutën e 38-të, Havertz sërish asist, Gabriel Martinelli dërgon topin në rrjetë.

Liverpool po fiton 2-0 ndaj Qarabag, me golat e Mac Allister dhe Florian Wirtz. Manchester City po fiton 2-0 ndaj Galatasaray me golat e Erling Haaland dhe Rayan Cherki.

Napoli po fiton 2-1 ndaj Chelsea, edhe pse londinezët kaluan të parët në avantazh. Goditja e dënimit nga Reece James u ndal me dorë nga Juan Jesus, Enzo Fernandez u tregua i saktë nga 11-metrat. Për vendasit barazoi Antonio Vergara me një gol shumë të bukur. Rasmus Hojlund kaloi vendasit në avantazh në fund të pjesës së parë

Benfica po fiton 2-1 ndaj Real Madridit. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Kylian Mbappe, vendasit barazuan me Andreas Schjelderup. Në fund të shtesës në pjesën e parë, Benfica gjeti avantazhin falë penalltisë së shndërruar në gol nga Vangelis Pavlidis, pas faullit të Aurelien Tchouaméni brenda në zonë.

PSG po barazon 1-1 ndaj Newcastle. Ousmane Dembele gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, më pas Vitinha gjeti rrjetën. “Qymyrxhinjtë” barazuan shfirat në fund të pjesës së parë Joe Willock.

Rezultatet e sfidave të tjera:

SHIKOGOLATETEGJITHANDESHJEVE

Teilen: