Friday, 24. April 2026
Sport

Champions League/ Atletico “tërbohet” nga pritja në Londër, Arsenal u heq ujin e ngrohtë lojtarëve të Simeone-s

GS 21/10/2025 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid ka bërë një ankesë zyrtare në UEFA sepse pas stërvitjes së djeshme në “Emirates” lojtarët e ekipit spanjoll nuk kanë mundur që të shfrytëzojnë dushet e impianit pasi nuk kishin ujë të ngrohtë.

Zyrtarë të klubit iberik njoftuan Arsenal-in për problemin, por në momentin që klubi vendas mori masat ishte tepër vonë pasi Simeone u kishte thënë lojtarëve që të largoheshin më shpejt nga impianti.

Teilen: