Thursday, 1. October 2026
Futboll

Champions League: Barcelona dhe Stuttgart bëjnë më së miri detyrën. Çfarë perle nga Adeyemi (video)

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Feyenoord në sfidën që po luhet në “Camp Nou”, pas 45 minutave të para në “Camp Nou”.

Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha, braziliani tregoi gjithë klasin dhe cilësitë e tij duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 22-të, ishte Karim Adeyemi që shënoi golin e dytë me një goditje spektakolare me të djathtën nga distanca. Në minutën e 37-të, Joao Cancelo i afrohet golit të tretë për Barcelonën, por goditja e portugezit ndalet në shtyllën e majtë.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër, Stuttgart po fiton 3-1 ndaj Viking. Norvegjezët luajnë për herë të parë në këtë fazë. Për vendasit shënoi tripletëErmedin Demirovic 20′, 26′, 32′, për miqtë barazoi përkohësisht shifrat Zlatko Tripic.

SHIKOGOLAT

Teilen: