Pas pesë humbjeve rresht në kampionat Manchester City ka zhgënjyer edhe në Cahmpions League duke barazuar 3-3 përballë Feynord.
Edhe pse ishin “qytetarët’ që kaluan në avantazh të trefishtë pas golave të Haland (2) dhe Gundogan, holandezët barazuan gjithçka në pjesën e dytë.
Ndërkohë sa u përket rezultateve të tjera Bayern Munchen ka fituar përballë PSG me rezultatin 1-0 me gol të Kim Min-Jaee.
Leverkusen ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 përballë Salzburg me gola të Wirtz (2), Grimaldo, Garcia dhe Shick.
Po ashtu Interi ka fituar 1-0 përballë Leipzig. Ishte autogoli i Lukeba. Skuadra tjetër italiane Atalanta fitoi me goleadë 5-1 në transfertë përballë zvicerianëve të Yang Boys.
Po ahtu edhe Milani ka fituar më herët me rezultatin 2-3 në transfertën çeke.
Arsenal ka fituar gjithashtu me rezultatin 5-1 përballë Lisbonës në Portugali dhe Barcelona 3-0 përballë brest.
Të gjitha rezultate e mbrëmjes dhe tabela e rënditjes: