Mbrojtësi i Interit, Federico Di Marco foli për Sky Sport, në kuadër të ndeshjes kundër Leipzig në San Siro, takim ky i vlefshëm për xhiron e pestë në Champions.
“Ne e dimë se kemi një skuadër të fortë. Nesër do të jetë e rëndësishme të marrim në shtëpi 3 pikët sepse do të na shtynte drejt objektivit që i kemi vendosur vetes. Ne duhet të luajmë lojën tonë si gjithmonë, të dalim në fushë dhe të tregojmë se duam të fitojmë para tifozëve tanë.
“Ne gjithmonë përpiqemi t’u qasemi ndeshjeve, si në kampionat ashtu edhe në Champions League, në mënyrën më të mirë. Champions është një nga kompeticionet më të mira për të luajtur, ne gjithmonë japim maksimumin dhe do të bëjmë të njëjtën gjë nesër.”- tha ai.
Inter synon fitoren e radhës në Champions, teksa në 4 ndeshjet e para ka triumfuar 3 herë ndërsa në një rast është ndalur në barazim ndaj Manchester City-t.