Goli i parë i mbrëmjes është shënuar në “Parc des Princes”, aty ku po përballen PSG me Chelsea-n. Kampionia në fuqi e Europës ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të.
Pas një aksioni të shpejtë dhe krosimit në zonë nga Ousmane Dembele për Joao Neves, ky i fundit ul topin bukur me kokë dhe asiston për Bradley Barcola, i cili shënon një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në dy sfidat e tjera mungon ende goli, Real Madrid-Manchester City dhe Bodo/Glimt-Sporting Lisbon.
SHIKOGOLIN
Teilen: