Tuesday, 3. February 2026
Futboll

Champions League LIVE: Pjesa e dytë nis me gola, “zhbllokohen” Juventus dhe Bayern (video)

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesët e dyta në mbrëmjen e sotme në Champions League kanë nisur me gola. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të, Michael Olise kroson nga këndi, Harry kane dërgon me kokë topin në rrjetë.

Tre minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga portieri kundërshtar.

Në “Allianz Stadium”, Juventus kalon në avantazh ndaj Benfica, falë golit të bukur të Khephren Thuram. Francezi e përfundon përpjekjen e tij të bukur individuale me një gjuajtje të shkëlqyer nga brenda zonës.

SHIKOGOLAT

Teilen: