Wednesday, 28. January 2026
Futboll

Champions League LIVE: Vijnë golat e parë të mbrëmjes, befasohet Barcelona. Dy gola të shpejtë në “Emirates”

GS 28/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë ardhur golat e parë në ndeshjet e raundit të tetë dhe të fundit në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona po mposhtet 0-1 nga Copenhagen. Pas një topi të humbur në mesin e fushës nga katalanasit dhe asistit perfekt të Mohamed Elyounoussi, ishte Viktor Dadason që dërgoi topin në rrjetë.

Në “Emirates” janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën Arsenal-Kairat Almaty. Gyokeres shënoi i pari në minutën e 3-të, Jorinho barazoi për vendasit në minutën e 7-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë nga Riccardo Calafiori.

PSG po udhëheq 1-0 ndaj Newcastle. Ousmane Dembele gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë, më pas Vitinha gjeti rrjetën. Manchester City po fiton 1-0 ndaj Galatasaray, falë golit të zakonshmit Erling Haaland.

SHIKOGOLAT

Teilen: