Champions League/ Luis Enrique pas humbjes në Portugali: Futbolli sport m…!
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, qëndroi i zhgënjyer në anë të fushës pas takimit të mbrëmshëm. Spanjolli nuk u besonte syve për atë që kishte parë në Lisbonë.
Enrique ishte dukshëm i frustruar pas humbjes së pësuar nga PSG përballë Sporting-ut. Ai e shprehu frustrimin e tij në konferencën për shtyp.
“Është shumë e lehtë për t’u shpjeguar. Ky është futbolli”, tha trajneri i PSG-së për humbjen e hidhur. “Ishte ndeshja jonë më e mirë jashtë fushe këtë sezon. Ishim më të mirë se kundërshtarët tanë. E meritonim qartë fitoren. Futbolli është një sport m…! Është një sport i padrejtë. Kjo është arsyeja pse humbëm. Duhet ta pranosh”, pohoi trajneri.
Teilen: