• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions League/ Mbrëmja e “të mëdhenjve”, të gjithë sytë nga “klasikja” Bayern-United

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të 8 sfidave të para, të javës së parë së fazës së grupeve të UEFA Champions League, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen dhe 8 sfida të tjera, ku padyshim spektakli është i garantuar.

Gjithçka do të nisë në orën 18:45, ku në “Santiago Bernabeu”, “galaktikët” e Real Madrid do të presin gjermanët e Union Berlin, ndërsa në sfidën tjetër të kësaj ore, “luanët” turq të Galatasaray do të presin në “Rams Park” të Stambollit, danezët e Copenhagën, në një përballje që gjithashtu pritet të jetë shumë e luftuar.

Në orën 21:00 është radha e “gjigandëve” për të zbritur në fushë, me gjithë sytë e futbolldashësve që do të jenë në super-sfidën e mbrëmjen, Bayern Munich-Manchester United, sfidë e cila premton një “betejë” të vërtetë mes këtyre dy klubeve.

Në fushë gjithashtu do të zbresin dhe nënkampionët e Evropës, me “zikaltërit” e Inter që do ta bëjnë “sefte” këtë edicion ndaj “baskëve” të Real Soceidad. Spektakël gjithashtu pritet dhe në sfidën Arsenal-PSV, me “topçinjtë” që rikthehen pas plot 7 vitesh në këtë kompeticion.

Ndërkaq, në sfida të tjera, “shqiponjat” portugeze të Benfica do të presin në Lisbonë, austriakët e Salzburg, “andaluzianët” e Sevilla presin në “Ramon Sanchez Pizjuan” francezët e Lens dhe kampionët italianë të Napoli do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë portugeze, ku do të priten nga vendasit e Braga. /i.m /abcnews.al 

Next Post

​Levy zbulon të papriturën, Kane mund ta shohim sërish te Tottenhami

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.