Friday, 10. April 2026
Sport

Champions League/ Nga Tirana në Londër, Guida do të jetë arbitri i Arsenal-Bayern

GS 24/11/2025 1 Min. Lesezeit

Marco Guida-s i është besuar takimi mes Arsenal dhe Bayern-it të Mynihut. Dueli i të mërkurës është njëri prej më interesantëve të Champions League për këtë javë.

Kryesori italian ishte në aksion edhe në takimet e kombëtareve pasi ishte prezent në “Air Albania” të dielën e klaur kur arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Sa i përket duelit mes Arsenal dhe Bayern, Guida do të ketë një detyrë të vështirë duke parë situatën e krijuar në UEFA pas pezullimit të Luis Diaz-it për tri javë pas faullit që shkaktoi përballë Hakimi-t.

Teilen: