Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, shorti i Champions League për të rinj për turin e parë, të dytë dhe të tretë të turneut.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event me skuadrën e Bylisit U19, që sezonin e kaluar u shpall kampionë i vendit. Një ndeshje derbi i pret mallakastriotët në turin e parë, pasi përballë do të kenë kosovarët e FC 2 Korrikut.
Ndeshja e parë do të luhet më 18 shtator në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit në 2 tetor në Kosovë. Nëse kalon turin e parë, Bylis U19 do të ndeshjet me fituesin e çiftit UCD AFC (IRL) – Stjarnan (ISL).