Vllaznia e vajzave zhvilloi mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dinamo BSUPC, sfidë e vlefshme për grupin 4 në raundin e dytë kualifikues të Champions League për vajza.
Skuadra shkodrane u mund me rezultatin 1-2.
Trajneri Nikolin Leka e nisi takimin me këtë formacion titullar: Recalde (GK), Rojas, Bajraktari (C), Vuksani, Myvett, Hernandez Meneses, Berisha, Mustafa, Mesa, Deda dhe Borci.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 44-t me Tsikhamirava, ndërsa në minutën e 54-t Pilipenko dyfishoi shifrat në 0-2. Vllaznia reagoi dhe pas disa rasteve të krijuara, gjeti golin me Arbiona Bajraktarin në minutën e 88-të, por nuk arriti të shmangte humbjen.
Në gjysmëfinalen tjetër të grupit 4, Ferencvaros mposhti pa vështirësi Racing Union me rezultatin 3-0.
Finalja e grupit 4, që përcakton skuadrën që do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League, do të luhet më 30 gusht mes Dinamo BSUPC dhe Ferencvaros.
Po atë ditë, në “Loro Boriçi”, Vllaznia e vajzave do të përballet me Racing Union për vendin e tretë/katërt.